Wednesday, May 29, 2024
HomePolitikëPresidenca e dytë e Këshillit të Sigurimit të OKB, Gjermania uron Shqipërinë

Presidenca e dytë e Këshillit të Sigurimit të OKB, Gjermania uron Shqipërinë

-

 

 

Gjermania i ka uruar suksese Shqipërisë në fillimin e presidencës së dytë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ambasada gjermane në Tiranë përmes një postimi ën rrjetet sociale thekson se, Shqipëria merr këtë muaj një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore.

“Falënderojmë Shqipërinë për angazhimin e përkushtuar dhe të përgjegjshëm ndaj vlerave të Kombeve të Bashkuara dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes, zgjidhjes së konflikteve dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut në nivel global”, thuhet në postim.

“Kjo është më e rëndësishme se kurrë në kohën e luftës së agresionit rus ndaj Ukrainës”, përfundon ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts