Propozimet e kryeministrit Rama për ndryshimet në qeveri janë mbi tryezën e Presidentit të Republikës. Emrat e ministrave të rinj u dorëzuan në Presidencë, pak pasi delegacioni presidencial shqiptar ishte nisur për një vizitë zyrtare në Kazakistan.
Deputetët janë njoftuar për një seancë të posaçme parlamentare ditën e hënë më 11 shtator, që do të ketë në rend të ditës vetëm votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës.
Edi Rama lajmëroi ndryshimet në qeveri, të cilat vijnë plot një vit pasi po me propozim të kryeministrit nga qeveria u largua Arben Ahmetaj dhe në vend të tij u vendos Belinda Balluku.