Thursday, October 10, 2024
HomePolitikëDita Ndërkombëtare e Demokracisë, Begaj: Bashkëpunim me qytetarët aktivistë

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Begaj: Bashkëpunim me qytetarët aktivistë

-

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Presidenti Bajram Begaj priti në një takim përfaqësues të disa organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Begaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale të demokracisë shqiptare.

“Diskutuam mbi sfidat aktuale të demokracisë shqiptare dhe sesi institucioni i Presidentit mund të bashkëpunojë me përfaqësuesit e qytetarëve aktivistë për ta mbrojtur e përforcuar atë”, u shpreh Begaj.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme” dhe fokusohet në rolin thelbësor të të rinjve në përparimin e demokracisë dhe garancitë që të kenë zë në vendimmarrje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts