Friday, March 1, 2024
HomeAktualitetRama nxjerr foton: Një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së...

Rama nxjerr foton: Një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit

-

Presidenca shqiptare do të drejtojë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive.

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së mbledhjes, ka postuar një foto nga selia e OKB-së, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Java e rëndësishme e OKB ka bërë bashkë në SHBA, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama me një axhendë të ngjeshur takimesh. Begaj do të mbajë fjalën në emër të Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme ndërsa Rama do të prezantojë 2 nisma në Këshillin e Sigurimit, të ndërmarra nga vendi ynë që mban presidencën e këtij institucioni.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts