Tuesday, April 30, 2024
HomeKronikaHumbi jetën duke punuar për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, kryebashkiaku Benet...

Humbi jetën duke punuar për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, kryebashkiaku Benet Beci ngushëllon familjen e 56- vjeçarit

-

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas medistës së sotme në Prekal të Dukagjinit. Një masi dheu është shkëputur ndërsa punohet për ndërtimin e rrugës Prekal- Kir, duke zënë poshtë ekskavatorin dhe drejtuesin e mjetit.

Fatkeqësisht, 56 vjeçari Zef Përdreu nga fshati Stakja e Vau Dejësit, ka humbu tragjikisht jetën. Lajmi është bërë i njohur nga komunikata e Policisë së Shkodrës, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Pasi është mësuar lajmi tragjik, ka reaguar me një publikim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili shpreh ngushëllimet për vdekjen e ekskavatoristit.

“Një aksident tragjik i ndodhur në rrugën e Dukagjinit, na ka trishtuar thellë! Zef Perndreu, eskavatoristi që po punonte për të hapur rrugën, ka humbur jetën si pasojë e rënies së një masivi dheu. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia, familjes Perndreu, miqve, të afërmve. U prehtë në paqe.”, shkruan Beci në publikimin e tij në Facebook.

foto ilustruse

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts