Friday, April 26, 2024
HomePolitikëVasili, sfida qe pason Meten

Vasili, sfida qe pason Meten

-

Pas 13 vitesh drejtim të levizjes socialiste për Integrim, Ilir Meta tashmë president i zgjedhur i vendit i ka lënë postin pasardhësit të ri të forcës politike që ai krijoi. Petrit Vasili u zgjodh ne krye të kësaj partie, në një moment kur të gjitha energjitë janë të përqëndruara tek fushata elektorale e 18 qershorit. Në një prononcim të shkurtër për tv1 channel, tejet i emocionuar Vasili falenderon çdo delegat për besimin që i dha, për të drejtuar një parti që sfidat i ka patur gjithmonë me fitore.

Falenderues për punën që ka bërë deputeti Agron Çela, ai shpreh bindjen se fitorja do të nisë nga Shkodra, si qyteti i ndryshimeve të mëdha.

Edhe kryetari i grupit parlamentar te LSI-së Luan Rama, si dhe ministrja Klajda Gjosha tejet të emocionuar për këtë ndryshim që LSI pëson në prag të zgjedhjeve, janë optimist se nga kjo sfidë elektorale, do të dalin forcë e parë politike.

Votimi i delegatëve zgjodhi gjithashtu Monika Kryemadhin si nënkryetare te parë te LSI-së. Ilir Meta do të jetë në fushatën elektorale përkrah strukturave ashtu siç ka premtuar, pasi marrjen zyrtarisht të detyrës e bën me 24 korrik.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts