Friday, April 26, 2024
HomePolitikëBasha shpalli mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor/ Berisha i prerë: Kuvendi...

Basha shpalli mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor/ Berisha i prerë: Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 11 dhjetor

-

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme ku nuk pranon datën 18 dhjetor që deklaroi kryetari aktual i PD-së, Basha.

lg.php.gif

“5 ditë pas dorëzimit të firmave pengkryetari i PD-së, mbledh Kryesinë falso, apo fake të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë. Pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar. Por emëruar nga pengkryetari, siç donte ai. Njofton datën që i jep pengu u tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 dhjetorin. Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të skaliten, do të gdhenden në muralin e pluralizmit politik, por dhe të PD-së se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmb firmat e tyre. Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre deh se ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës së pengkryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harrojë kush se mund të luaj me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri.”, tha Berisha.

Berisha theksoi se data 11 dhjetor do të jetë Kuvendi kombëtar i PD-së.

Me tej ish-kryeministri sulmoi egër Bashën si njeri në marrëveshje me kryeministrin Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts