Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëDebatet për TVSH-në, Braçe: Pse bujqësia goditet e para, hotelet me 5...

Debatet për TVSH-në, Braçe: Pse bujqësia goditet e para, hotelet me 5 yje janë favorizuar me kazinotë!

-

Në diskutimet për paketën fiskalë në Komisionin e Ekonomisë, kishte debate ne lidhje me Projektligjin e TVSH. Duke folur për nenin 1 që parashikon TVSH 10% për inputet bujqësore, deputeti Braçe tha se po goditet bujqësia. Braçe tha hiqni favorizimin e TVSH-së që keni bërë për hotelet me 5 yje pasi i kanë favorizuar me hapjen e kazinove.

Braçe: Dua të them dy gjëra që janë shumë të rëndësishme. Nuk rriten tatimet dhe taksat kur rriten çmimet. Nuk ka mudnësi të ndodhë. Që nga muaji prill dhe deri tani, çmimet e inputeve bujqësore janë në rritje dhe pavarësisht se i kishim të përjashtuara nga TVSH-ja rritja e çmimeve të imputeve bujqësore nga importi është transmetuar e plotë si kosto drejtpërdrejt në punën e bujkut. Tani kur çmimet janë në rritje, të  vendosësh një taksë të re prej 10% po ja u them unë që do transmetohet e plotë në koston e plotë të punës së bujkut. Nuk rriten  tatimet dhe taksat kur rriten çmimet.

Nuk ka vend sot në Evropë që të rrisë tatime kur çmimet janë në rritje. Nëse ju ma gjeni një vend që po diskuton paketë fiskale me taksa të rritura në produkte, lëndë të para apo ushqime që i kanë çmimet në rritje tërhiqem unë dhe kërkoj ndjesë. E dyta nuk fillon nga sektori që është më në hall. Duke nisur nga kjo gjë kam shkëputur vetëm një, TVSH 6 % për të gjitha furnizimet brenda hotel-resorteve me 5 yje. Pse? Sepse nuk është i gjithë sektori i turizmit me 5 yje dhe sepse këtij sektori të vogël i kemi bërë një favor, i kemi dhënë të drejtën të marrë licencën për kazino dhe lojëra fati. Nuk është favor dosido, është një favor shumë i madh. Propozimi im është që në nenin 1 të këtij projektligji që keni sjellë projektligji që ndryshon nenin 49 të hiqet pika 4.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts