Friday, October 7, 2022
HomePolitikëBerisha: Të mërkurën në orën 12:00, takim dhe homazhe tek shtatorja e...

Berisha: Të mërkurën në orën 12:00, takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit

-

Ditën e nesërme në qytetin Studenti në kryeqytet protagonistët e dhjetorit 1990 dhe studentë të brezit 2021 do të zhvillojnë homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Homazhet do të zhvillohen në orën 12:00.

“Te merkuren, dt. 8 Dhjetor, ne ora 12:00, ne Qytet Studenti, do te zhvillohet takimi dhe do te mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Te pranishem do te jene protagonistet e Dhjetorit te vitit 1990 dhe studente te brezit 2021!’”

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 persona. Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike. Protestat vazhduan deri më 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga takimi, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist.

Duke shënuar rënien e sistemit kjo ditë është shpallur festë kombëtare

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,518FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts