Wednesday, May 25, 2022
HomeAktualitetRritje e rasteve me COVID-19 nga Omicron, jo reflektim në spitale, mesatarisht...

Rritje e rasteve me COVID-19 nga Omicron, jo reflektim në spitale, mesatarisht 18-20 shtrime në ditë. Tre gra shtatzëna në COVID 1

-

Situata në spitalet COVID në Tiranë nga COVID-19 është e qëndrueshme, megjithëse ka një rritje të madhe të rasteve në ditët e para të janarit. Infektimet në rang vendi janë rritur ndjeshëm në 3 ditët e fundit, mesatarja 1500 raste ditore, por në spitale nuk po reflektohet drejtpërdrejt me shtrime.

“Ka një rritje të lehtë, në 18-20 shtrime në ditë, ndërkohë që 4-5 ditë më parë ishte 16 shtrime. Që prej datës 4 janar kur u reflektua rritja e beftë me 800 infektime në ditë dhe më pas me shifra të larta, nuk po reflekton me dyfishim të shtrimeve. Gjendja vijon të jetë e qëndrueshme në spitalet COVID. ka shumë transferime nga spitali COVID 1 në COVID 3. Format klinike që po paraqiten në ditët e para të janarit, përkojnë me format klinike të përballura më herët të variantit Delta. Format klinike të Omicron janë ato forma që i hasim në ambientet e poliklinikave, Qendrave Shëndetësore, nëpër shtëpi. Shqetësim sipas mjekëve ditët e fundit, është ardhja me urgjencë në COVID 1 e tre grave shtatzënë, të prekura nga COVID-19 në forma të komplikuara. Nga 125 pacientët e shtruar nuk kanë qenë të infektuar më parë nga COVID-19”, tha Skëndaj.

Lidhur me simptomat e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, ai tha se janë thuajse identike me të gripit.

“Sipas mjekëve, format e Omicron janë thuajse identike me shenjat e gripit sepse dhe Omicron sikurse gripi zgjat deri në 6 ditë. 2 ditë ka periudhën e inkubacionionit, të ditën e tre shfaq një temperaturë kurse shenjat dalluese janë pak a shumë ato të gripit, dhimbje fyti, dhimbje koke dhe kollë dhe një temperaturë jo e lartë. Forma me komplikacion të Omicron nuk kanë mbërritur në spital”, raportoi Skëndaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,333FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts