Thursday, June 30, 2022
HomePolitikëArrestimet për protestën te PD, prokuroria dërgon në gjykatë kërkesat për masën...

Arrestimet për protestën te PD, prokuroria dërgon në gjykatë kërkesat për masën e sigurisë

-

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar sot në gjykatë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë ndaj protestuesve të arrestuar me 8 janar te PD.

Janë 34 të arrestuar në kushtet e flagrancës nga policia dhe 18 të tjerë janë në hetim.Mosha e tyre shkon nga 19 vjeç deri në 52 vjeçar.

Të arrestuarit janë protestues, mbështetës të Berishës, por edhe mbështeës të Bashës që kanë qenë në selinë blu.

Mbi ta rëndojnë akuzat  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”,“Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transporti”,”Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje e armëve të ftohta”.

Prokuroria dhe policia duket se janë kujdesur të ruajë balancën e grupimeve në PD.

Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka janë në procedim penal, një për organizimin e mbrojtjes me gaz lotsjellës dhe fikse zjarresh dhe tjetri për organizimin e protestës.

Dy ditë pas protestës, në selinë e Partisë Demokratike po tentojnë që t’i rikthehen normalitetit. Punonjësit e pastrimit kanë nisur aksionin për largimin e çdo gjurmë të mbetur nga 8 janari.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,370FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts