Wednesday, May 25, 2022
HomePolitikëPS me sytë nga deputetët e Bashës e Berishës për vetingun dhe...

PS me sytë nga deputetët e Bashës e Berishës për vetingun dhe reformën zgjedhore dhe presidentin

-

Më 17 janar çelet sesioni i ri parlamentar por me cilin kamp do të bashkëpunojë PS?

“Në fillim të çdo sesioni deputetët njoftojnë përkatësinë e tyre në grupe parlamentare. Kjo është çështje që i takon grupit PD. Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht për të përmbushur detyrimet që ka kuvendi” tha Taulant Balla.

Rëndësi ka që kjo të mos ndikojë në votimin e zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut si dhe ngritja e komisionit të reformës zgjedhore më 27 janar.

Taulant Balla: “Ne kemi zhvilluar konferencën ku është miratuar kalendari dhe program i punës  dhe kemi diskutuar me deputetët e opozitës. Prioritet do të jetë ngritja e komisionit të reformës zgjedhore.

Sapo kuvendi të nisë punën më 17 janar ne do të kemi mundësi të detajojmë dhe besoj se të synojmë që më 27 janar, që është seanca e parë e punës së mirëfilltë të votohet. Detyra e Shqipërisë është të përmbyllim në javët e para të këtij sesioni zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut”

Janë 39 pr/ligje që presin të diskutohen ndërkohë që zgjedhja e presidentit tashmë bëhet çështje javësh.

Në mes të prillit nis procedura normale  e zgjedhjes së presidentit parashikuar nga Kushtetuta. Dhe në një nga programet e ardhshme të Kuvendit kjo do të zërë vend diskutimi

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,333FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts