Wednesday, April 24, 2024
HomeKronikaArrestohen 3 punonjës të Call Center në Tiranë, fikën serverin që të...

Arrestohen 3 punonjës të Call Center në Tiranë, fikën serverin që të fshihnin të dhënat

-

Tre punonjës të një Call Centeri në Tiranë janë arrestuar pasi akuzohen për mashtrim.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”u bë arrestimi në flagrancë i Gj. Rr., 27 vjeç, R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe G. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën “Sulejman Delvina”, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe i mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në Forex,” informojnë blutë e kryeqytetit.

“Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas, për të penguar zbulimin e kësaj veprimtarie kriminale, kanë fikur serverin kryesor, me qëllim që të fshihnin të dhënat.”

Në vijim të operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale  “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts