Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve, ku është diskutuar përzgjedhja e kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.
Në fjalën e tij Enkelejd Alibeaj tha se opozita është e interesuar për hapur dosjet dhe jo për t’i varrosur ato.
Alibeaj: Atë pjesë të anëtarësisë së autoritetit të dosjes sipas traditës e kësaj radhe do duhet t’ja kishit lënë opozitës në dorë për ta përcaktuar, që puna e këtij autoriteti të jetë e padiskutueshme, nuk e keni bërë. E kuptoj nxitimin e shpejtësinë me të cilin po veproni. Nuk më bën çudi. Do ishte e ndershme në funksion të mbështetjes që i jepet autoritetit të dosjeve për ta bërë këtë ndarje. Do ishte e logjikshme e një lloj reflektimi për të mbështetur atë autoritet që të paktën që ajo pjesë që vjen nga të përndjekurit politikë të kishte ajo të drejtën për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në këtë autoritet. Viktimat e atij sistemi e kanë të drejtën morale e ligjore që të jenë ata të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë institucion.
Drejtuesi i komisionit të Ligjeve, Eduard Ndreca: Gjithë ky proces që kërkuar sot ka kaluar sot shqyrtojmë kandidatët që kanë marrë mbështetje nga 28 deputetë, diskutimet politike duhet të ishin bërë, dhe ju e shikoni se ne kemi bërë më shumë se sa keni bërë ju për të përndjekurit. E kemi treguar me fakte mos i hyjmë më këtij debati se është bërë e stërbërë dhe ju e dini e vetë këtë.