Wednesday, May 8, 2024
HomePolitikëSot 1 Qershori, urimi i Metës: Misioni ynë, t’i garantojmë fëmijëve një...

Sot 1 Qershori, urimi i Metës: Misioni ynë, t’i garantojmë fëmijëve një jetë në paqe dhe në lumturi

-

Presidenti Ilir Meta ka uruar fëmijët me rastin e festës së 1 Qershorit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit thekson se kjo ditë e veçantë feste, na kujton rëndësinë e misionit për t’u garantuar fëmijëve një jetë me paqe dhe harmoni.

MESAZHI I METES

❤️ Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! ❤️
Një ditë e veçantë feste dhe gëzimi që na kujton sot rëndësinë dhe misionin tonë për t’u garantuar një jetë në paqe dhe në lumturi, mirëqenie, më shumë kujdes shëndetësor, arsim cilësor, një mjedis më të sigurt dhe më të ndjeshëm që nuk lejon abuzimin e tyre, mundësi dhe shanse të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe drejt sukeseve në të gjitha fushat e jetës.
Çiltërsia, kreativiteti dhe energjia pozitive e tyre duhet të jetë udhërrëfyesi për të ndërtuar vizionin tonë për të ardhmen.
Gëzuar festën dhe 1 Qershor qoftë çdo ditë e fëmijëve tanë!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts