Thursday, June 30, 2022
HomePolitikëDecentralizimi, Bledi Çuçi: Disa bashki kanë thelluar borxhin, po shkojnë drejt falimentit!

Decentralizimi, Bledi Çuçi: Disa bashki kanë thelluar borxhin, po shkojnë drejt falimentit!

-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli për reformën e decentralizimit dhe performancës së qeverisjes vendore, duke hedhur akuza mbi disa bashki, që sipas tij, kanë thelluar borxhin.

Sipas ministrit të Brendshëm, disa bashki e kanë zeruar borxhin, ndërsa disa të tjera e kanë thelluar dhe janë në prag të falimentimit.

“Në këto 7 vite kemi krijuar modele të suksesshme të funksionimit të bashkive. Është rritur rreth 124% shuma që kanë grumbulluar bashkitë nga të ardhurat e veta, krahasuar me 2015. Por, kërkohet ndërgjegjshmëri dhe performancë në dhënien e shërbimeve qytetarëve nga bashkitë. Shpreh vullnetin e qeverisë për të vijuar reformën e decentralizimit. Decentralizimi nuk është qëllim në vetvete, por është ndërveprim mes qeverisë dhe bashkive dhe ka për qëllim final shërbime më të mira ndaj qytetarëve.

Për fat të keq disa bashki po e thellojnë borxhin. Kemi edhe modelin e bashkive që në pak vite e kanë zeruar borxhin, por kemi edhe bashki që e kanë thelluar borxhin dhe janë në prag të falimentimit. Këtu nuk ka justifikim se nuk kemi fuqi për të shlyer borxhin, përderisa kemi bashki që e kanë cuar atë në zero, por duhet përgjegjshmëri. Qëllimi në final i kësaj reforme mbeten shërbimet ndaj qytetarëve. Kemi bërë përparim në këto vite, ka arritur që qeverisja vendore të konsolidojë shërbimet, ka modele ku shërbehet shumë mirë ndaj qytetarëve, por mbetet ende shumë punë”, tha ministri Çuçi.

Pjesë nga ministrit Bledi Çuçi:

Reforma Administrativo-Territoriale dhe Decentralizimi janë 2 nga politikat publike më të rëndësishme dhe proceset transformuese të të cilave Qeveria jonë u ka kushtuar vëmendje konstante dhe këmbëngulëse në dy mandatet e para radhazi;

✓ Kemi krijuar një legjislacion bashkëkohor për mirë funksionimin e qeverisjes vendore, përkatësisht ligji organik tërësisht i ri për vetëqeverisjen vendore dhe për herë të parë ligjin për financat vendore. Reforma Territoriale dhe legjislacioni bashkëkohor kanë krijuar modele të suksesshme të funksionimit të bashkive. Sot bashkitë mbledhin më shumë të ardhura nga taksat vendore, krahas rritjes së financimit nga ana e qeverisë qendrore;

✓ Decentralizimi është një proces me dy kahe ku nga njëra anë vijon mbështetja dhe partneriteti nga qeveria qendrore dhe nga ana tjetër kërkohet rritja e performancës ne dhënien e shërbimeve për qytetaret. Procesi për hartimin e Strategjisë se re te Decentralizimit konfirmon vullnetin e qeverise për te vazhduar PARTNERITETIN me qeverisjen vendore;

✓ Qeverisja vendore, ka arritur te konsolidojë shërbimet vendore dhe t’ju shërbejë më mirë qytetarëve. Por mbetet akoma më shumë punë në përmirësimin e shërbimeve dhe shfrytëzimin e potencialeve që krijoi reforma territoriale;

✓ Bashkëpunimi dhe partneriteti me nivelin qendror mbetet kyç për realizimin e disa reformave jetike për qytetarët në sektorin e furnizimit me ujë, menaxhimit të mbetjeve, zhvillimit ekonomik me fokus turizmin dhe padyshim ofrimin e shërbimeve elektronike dhe në nivel vendor;

Shërbimet:

✓ Qeveria qendrore ofron sot 1225 shërbime nëpërmjet portalit E-Albania ose 95% të totalit të shërbimeve qendrore. Nga 1 maji deri në 8 qershor janë 1,808,137 aplikime në portal të kryera nga 485,516 qytetarë. Në këtë fashë mbi 15% janë qytetarë të moshës 60-70 vjeç që kanë aplikuar, çka do të thotë që qytetarët janë gati, dhe është administrata që duhet të përshtatet;

✓ Vizioni i qeverise është që revolucioni dixhital në nivelin e shërbimeve qendrore ta shtrijë edhe në nivelin vendor. Qeveria në bashkëpunim me donatorët do të mbështesin bashkitë në transformimin dixhital të shërbimeve vendore.

o Kemi zbatuar me sukses shërbimet vendore online për lejet e ndërtimit. Ku të 61 bashkitë janë të lidhura me sistemin qendror dhe marrin dhe japin shërbimet nëpërmjet portalit e-lejet. Nga 1 maji deri në 8 qershor në portalin e-lejet janë kryer 2338 aplikime.

o Por janë gjithashtu mesatarisht edhe 70-80 shërbime vendore që ofrohen në sportelet më 1 ndalesë në 52 bashki të vendit, si pjesë e projektit të qeverisë dhe donatorëve me projektin STAR. Janar-Maj 2022, kemi 20498 aplikime që qytetarët kanë kryer në sportelet e bashkive.

o Pavarësisht se këto shërbime nuk ofrohen on-line, janë një bazë e mirë për të filluar transformimin digjital të tyre. Së bashku me AKSHI-n do të kërkojmë edhe mbështetjen e donatorëve që kjo eksperiencë e fituar të mund të integrohet në modelin e ri të ofrimit të shërbimeve vendore në portalin E-Albania.

o Deri në kalimin e plotë të ofrimit të këtyre shërbimeve vendore on-line në portalin E-Albania, sportelet e shërbimeve vendore do vazhdojnë të funksionojnë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,370FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts