Friday, March 29, 2024
HomePolitikë‘Në 3 vite u pastruan mbi 1.2 miliardë euro në Tiranë’ /...

‘Në 3 vite u pastruan mbi 1.2 miliardë euro në Tiranë’ / Meta: Lidhje e krimit me qeverinë

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi dje pas publikimit të lajmeve në lidhje me raportin e Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, që thotë se janë pastruar 1.2 miliardë euro nga sektori i ndërtimit.

Sipas Metës, “Është e qartë tashmë pse çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur shifrat stratosferike 2000, 3000 madje dhe 5000 euro për metër katror”. Meta thekson se ky raporton qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe qeverisë. “Është po aq e qarte arsyeja përse shumë prej familjeve të reja zgjedhin emigrimin, pasi të pasurit një apartament të tyre në Tiranë është një mision i pamundur. 1.2 miliardë eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar mbi të gjitha qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe kësaj qeverie”, shkruan Ilir Meta.

RAPORTI Një raport i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar vlerëson se në tre vite, vetëm në Tiranë dyshohet të jenë pastruar mbi 1.2 miliardë euro nga krimi i organizuar. Studimi i financuar nga projekti gjerman “GIZ” analizon të dhënat e sektorit bankar dhe ato të raportuara nga ndërtuesit për vitet 2017, 2018 dhe 2019. Në 2019-n, leje ndërtimi për godina mbi 6 kate u dhanë për 141 kompani. Studimi i Nismës vlerëson se 59 për qind e tyre nuk kishin burimet financiare për të përfunduar ndërtimet për të cilat morën lejet. Bankat zakonisht kreditojnë 50 deri në 70 për qind të kostos së ndërtimit të një godine shumëkatëshe. Në 2019-n, ato raportuan se kanë kredituar me 200 milionë euro ndërtimin, që do të thotë se kosto totale e investimeve në ndërtim në atë vit duhej të ishte 400 deri në 500 milionë euro. Por, në vitin 2019, të dhënat zyrtare raportuan aktivitet ndërtimor me kosto 950 milionë euro, me një shifër prej 550 milionë euro të pambuluar. Duke hequr nga kjo shumë pjesën që janë pagesa të qytetarëve për ndërtuesit përmes kontratëporosive të apartamenteve, studimi vlerëson se të paktën 500 milionë euro është shuma e pastruar nga krimi i organizuar vetëm për atë vit. Me të njëjtën logjikë, raporti thotë se në 2018 janë pastruar 570 milionë euro dhe në vitin 2017, 320 milionë euro. Veç Shqipërisë, studimi ka analizuar të dhënat edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Sipas tyre, Shqipëria ka nivelin më të lartë të ekonomisë së paligjshme, pra i transaksioneve financiare që kryhen jashtë sistemit për të fshehur origjinën e të ardhurave. Ky nivel në Shqipëri është rreth 22 për qind të saj, në Maqedoni ky nivel është 10 për qind dhe në Kosovë 8 për qind.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts