Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMeta thirrje Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale!

Meta thirrje Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale!

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga amnistia fiskale për të legalizuar paratë e emigrantëve.

Mos të provokojë më dhe mos të dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit Europian të Shqipërisë. Pra për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë. Me urdhër të qartë është bërë për të përfituar nga bota e krimit, që të pushtojë ekonominë vendase apo tregun financiar për të kriminalizuar ekonominë, shoqërinë dhe institucionet tona. Do të goditej dhe do të dëmtohej biznesi i ndershëm, që do të falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase. Do të inkurajoheshin dhe do të largoheshin nga vendi dhe ata pak investitorë të huaj seriozë. Do të kriminalizohej shoqëria për llogari të eksponentëve kriminalë. Do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale, duke amnistuar rritjen e kriminaliteti të rrugës dhe më shumë shqiptarë drejt burgjeve”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts