Tuesday, December 6, 2022
HomePolitikëFasha 800 kWh / Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë

Fasha 800 kWh / Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë

-

Teksa ERE kishte marrë vendimin që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, duket se kryeministri Edi Rama është tërhequr.

Në një sqarim paraprak Rama ka bërë me dije se do të sqarohej se pse nuk do të zbatohet nga nesër fasha prej 800kWh.

VENDIMI I ERE
Enti Rregullator i Energjisë miratoi propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për aplikimin e rritjes së cmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 KwH për abonentët familjarë. Kështu që nga 1 Tetori abonentët familjarë që shpenzonin mbi 800 kwh do ta paguanin atë me 42 lekë për kwh.

Në analizën e bërë nga kompanitë rezulton se në muajin tetor prekeshin 49 mijë familje nga rritja e çmimit. Vetë kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se me vendimin e ri prekte 5 % e abonentëve familjarë, pjesa tjetër e tyre do të paguanin me çmimin 9.5 lekë për kwh.

Opozita pjesëmarrëse në mbledhje e kundërshtoi këtë vendim. Jorida Tabaku tha se rritja e çmimit të energjisë do të ishte kosto shtesë për familjet.

Në aplikimin që OSHEE përmes furnizuesit të shërbimit universal ka bërë në ERE thuhej se ky ndryshim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për sasinë e konsumuar nga klientët familjarë mbi 800 kwh në muaj do të rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë për periudhën tetor-dhjetor me rreth 1.8 miliardë lekë ose rreth 16 milionë euro.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts