Tuesday, December 6, 2022
HomeEkonomiZbulohet monedha me portretin e Mbretit Charles

Zbulohet monedha me portretin e Mbretit Charles

-

Sapo janë zbuluar monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles.

Monedhat ndjekin traditën shekullore me monarkun e tanishëm në profil majtas, ndryshe nga paraardhësi i tij, i cili e ka pasur profilin djathtas.

Ashtu si mbretërit e mëparshëm britanikë ai nuk mban kurorë ndërkohë që ikona e mbretëreshës ka pasur kurorë

Mbreti Charles e miratoi personalisht portretin dhe u shpreh se ishte i kënaqur me ngjashmërinë.

Mbishkrimi rreth portretit lexon “CHARLES III • D • G • REX • F • D • 5 POUNDS • 2022”, shkurtim nga latinishtja, që përkthehet “Mbreti Charles III, me hirin e Perëndisë, mbrojtës i besimit”.

Monedhat do t’u shiten koleksionistëve nga The Royal Mint nga fillimi i javës së ardhshme. Monedha 50p do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm përpara fundit të vitit, e shpërndarë sipas kërkesës nga bankat, shoqëritë e ndërtimit dhe zyrat postare.

Ato do të qarkullojnë së bashku me monedhat që shfaqin Mbretëreshën Elizabeth.

Shefja ekzekutive e The Royal Mint, Anne Jessopp, u shpreh se monedhat përgjithësisht zgjatin 20 vite, kështu që monedhat e Mbretëreshës Elizabeth dhe Mbretit Charles do të qarkullojë së bashku për një kohë të gjatë.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, monedhat nga 1p deri në £2, do të mbajnë po të njëjtin imazh të mbretit Charles.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts