Friday, April 19, 2024
HomePolitikëDeputetja Xhixho: Qeveria, në vend që t’u jepte zgjidhje vendosi t’i kërcënojë!

Deputetja Xhixho: Qeveria, në vend që t’u jepte zgjidhje vendosi t’i kërcënojë!

-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbajnë sot pedagogët e universiteteve publike në vend.

Përmes një reagimi Xhixho theksoi se kërkesat e pedagogëve janë të drejta për arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz dhe se kërkohet zgjidhje e menjëhershme.

REAGIMI I XHIXHOS

Në mbështetje të protestës kombëtare të pedagogëve!
Kërkesat e tyre të drejta për arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz duan zgjidhje të menjëhershme.
Po kjo qeveri, në vend që t’u jepte zgjidhje vendosi t’i kërcënojë!
E turpshme dhe e papranueshme!
Në fakt, drejtësia duhet t’ia bëjë Edi Ramës vetingun dhe gjithë qeverisë që kanë firmosur për megaaferën e inceneratorëve, koncesioneve e PPP. Këtë presin sot shqiptarët.
Ndaj sot jemi të gjithë me pedagogët, me studentët, në orën 11.00 te Korpusi Qendror i Universitetit të Tiranës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts