Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëMeta: Qeveria e korruptuar e ka detyruar rininë t’u hipi gomoneve të...

Meta: Qeveria e korruptuar e ka detyruar rininë t’u hipi gomoneve të shpresës

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës. Meta ka shpërndarë lajmin e BBC për emigrantët shqiptarë, teksa shkruan se Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë.
Sipas tij, është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve të shpresës.
“Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë.
Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë; 2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar.
Pse të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria si nga asnjë vend tjetër i rajonit nuk është faji i Britanisë së Madhe, siç vjell vrer pa fre Rama. Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve të shpresës.
Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!”, shkruan Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts