Friday, April 19, 2024
HomePolitikëPartia e Lirisë: Procesi i Berlinit, përkrahje për integrimin e shpejtë drejt...

Partia e Lirisë: Procesi i Berlinit, përkrahje për integrimin e shpejtë drejt BE

-

Partia e Lirisë ka përshëndetur samitin e ‘Procesit të Berlinit’ ku u miratuan 3 marrëveshjet mes vendeve të rajonit.

Në një dalje për mediat zëvendëskryetari i PL-së, Agim Nesho pohoi se kjo parti ka insistuar me kohë që të vijohet drejt procesit të Berlinit. Mes të tjerash Nesho tha se me ‘Ballkanin e Hapur’ mos të humbet më kohë.

DEKLARATA E NESHOS
Partia e Lirisë përshëndet takimin e Berlinit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e fuqizimit të procese integruese të këtij rajoni dhe perspektivës së qartë dhe të sigurtë të tyre në Bashkimin Europian.

Partia e Lirisë ka insistuar me kohë që procesi i Berlinit duhet të ishte procesi i vetëm që garatonte perspektivën europiane të shqiptarëve.

 

Ne përkrahim plotësisht vendosmërinë e Kancelarit Shcolz i cili në këto momente të rëndësishme gjeopolitike për Europën, shtyhu si domosdoshmëri, Procesin e Berlinit si nevojë për integrimin e rajonit, brenda një platforme Europiane.

 

Kjo Platformë, siguron përfaqësim të barabartë të shteteve, politika të konsoliduara europiane, respektimin e vlerave dhe principeve perëndimore, treg të përbashkët rajonal, që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitalit.

Ne përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjeve të para mes shteteve të rajonit, në kuadrin e lëvizjes së lirë, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e urdhrave te tre profesioneve (Mjekut, Dentistit dhe Arkitetit).

Përkrahja për këtë iniciativë për Ballkanin Perëndimor nga përfaqësuesit e Brukselit dhe vendet e BE-së, është një përkrahje për integrimin e shpejtë të rajonit në BE, është një mbështetje konkrete, me fonde të dedikuara nga vendet e BE-së, siç u tregua edhe nga mbështetja që po japin për krizën energjetike, bashkëveprimi në fushën e krimit kibernetik etj. Ne kemi kërkuar, për të mos humbur kohë e energji me projekte te tjera si Ballkani i hapur, të cilat, përveçse protagonizmit të panevojshëm, interesave të ngushta dhe shmangia e interesave kombëtare, nuk e afronin procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sot nuk është momenti per te diskutuar dështimin ne vizionin e politikes se jashtme.

Ne mendojmë se sot është koha që qeveria shqiptare ti përkushtohet me çdo gjë dhe pa rezerva, këtij projekti madhor që realizon aspiratën e popullit tonë për tu bashkuar më shpejtë me BE-në.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts