Friday, April 26, 2024
HomePolitikëAmbasadorja e BE-së në Tiranë: Samiti, vlerësim dhe mesazh i fortë për...

Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Samiti, vlerësim dhe mesazh i fortë për rolin e Ballkanit Perëndimor

-

 

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann flet për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet për herë të parë në vendin tonë.

”Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që shtetet anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Europian.

Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të ritheksojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit”,-tha ambasadorja Christiane Hohmann.

7 temat që do të diskutohen nesër në Samit

1-Pasojat e agresionit rus në Ukrainë
2-Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit
3-Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja
4-Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar
5-Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike
6-Efektet negative të krizës energjitike në Ballkanin Perëndimor
7-Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts