Friday, March 29, 2024
HomePolitikëKomision Hetimor për çështjen e McGonigal? Balla: Po merremi me ndryshimin e...

Komision Hetimor për çështjen e McGonigal? Balla: Po merremi me ndryshimin e ligjit!

-

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së grupit Parlamentar, në një komunikim për mediat tha se McGonigal ishte në Shqipëri cilësinë e zyrtarit.

Ndërkohë gjatë këtij komunikimi Balla i ka bërë thirrje deputetëve të mos bien pre e provokimeve.

Ndër të tjera lidhur me ngritjen e një Komisioni për çështje e McGonigal tha se firma e Sali Berishës nuk do të merret parasysh në asnjë rast.

Gjithashtu Balla tha se mazhoranca po merret me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore.“Lidhur me komisionet hetimore ne kemi ngritur një komision të posaçëm për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë plot 6 të tilla dhe që duhet të adresohen edhe nga Kuvendi i Shqipëri. Që nga viti 2004 deri më sot në vitin 2022 nuk janë future në legjislacion vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

 

Pyetje: Personi është korruptuar në Tiranë?

Balla: Këtë pastaj ju shkoni nga pyetjet tek akuzat dhe është çështje tjetër…

Pyetje: Përse ka takuar vetëm përfaqësues të mazhorancës?

Balla: Mund të ketë takuar edhe përfaqësues të opozitës, mos u habisni.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts