Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ ku ka njoftuar se do të ndërmerren disa hapa nga qeveria sa i takon pagës minimale, sidomos të punonjësve në sektorin privat.
Po ashtu ai ka treguar se ka qenë me grip, ndërsa e cilëson ‘flamë’.
“Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.