Friday, March 29, 2024
HomeKronikaRinas/ Tentoi të kalonte me mbi 12 mijë franga të padeklaruara, procedohet...

Rinas/ Tentoi të kalonte me mbi 12 mijë franga të padeklaruara, procedohet 30-vjeçari malazez

-

 

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht 30-vjeçari malazez që nuk deklaroi 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, sipas përcaktimeve ligjore. Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez A. T.

 

 

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts