Friday, April 19, 2024
HomePolitikëItalia e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për transplantin e organeve

Italia e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për transplantin e organeve

-

Ministrja shqiptare e Shëndetit Publik, zonja Ogerta Manastirlliu ndodhet në një vizitë dy ditore pune në Romë, e ku ka nënshkruar me homologun italian ministrin Orazion Schillaci e Qendrën Universitare  Internacionale Tor Vergata në Romë marrëveshjen mbi shkëmbimin e pacientëve, dhurimin e organeve, e formimin e kirurgëve shqiptarë në fushën e transplantimit të organeve.

Kjo marrëvefshje është një linjë bashkëpunimi që ngrihet mes Tiranës, Universitetit të Tor Vergatës në Romë e Universitetit Gabrielle D’Annuzion në Chietti-Pescara në këtë fushë të shëndetësisë ku Shqipëria ka mbetur pas.

Në Shqipëri ato pak operacione transplantimi organesh kryhen në spitalet private e nga kirurgë mjekë të huaj, e po ashtu kultura e dhurimit të organe e cila eshte jetike për të luftuar patologji të rënda është shumë pak e përhapur në vendin tonë.

Marrëveshja e nënshkruar hap një rrugëtim të ri në mjekësinë shqiptare jo vetëm në formimin e mjekëve të rinj, por dhe për hulumtimin e studimin shkencor në këtë sektor që i mungon Shqipërisë.

Drejtori i Qëndrës së Tranplatologjisë pranë Qendrës Poliklinike Tor Vergata, Giuseppe Tisone, shprehet se “Tranpianti i organve është e ardhmja e kurimit për mjaft patologji të rënda “.

Në ditën e dytë të vizitës në Romë, Ministrja Manastirlliu ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Tranpianti i organeve nga sëmundaj tek rilindja”.

Minsitrja shqiptare është shoqëruar në këtë vizitë në Romë nga Rektori i Universitetit të Shëndetësisë në Tiranë zoti Albert Gjata e nga Rektori i Universitetit Zoja e Këshillit të mirë , z Leonardo Palombi si dhe nga një ekip mjekësh e specialistë të mjekësisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts