Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaPolici i vjedh qytetarit zarfin me lekë në makinë, reagon drejtoria Vendore...

Polici i vjedh qytetarit zarfin me lekë në makinë, reagon drejtoria Vendore e Policisë Shkodër: Pezullohet nga detyra polici…

-

 

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ në të cilën shfaqet një punonjës policie në shkelje të procedurave standarte të punës, ju sqarojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, si dhe është njoftuar edhe AMP në lidhje me rastin.

Ndërkohë Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me detyrën apo të cenimit të imazhit të Policisë dhe të besimit të qytetarëve të Policia e Shtetit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts