Thursday, May 23, 2024
HomePolitikë”Emigrantët të deklarojnë adresat”, Balla: Kusht për të votuar në 2025

”Emigrantët të deklarojnë adresat”, Balla: Kusht për të votuar në 2025

-

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli për ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”. “Vlerësoj edhe amendamentet që deputetët e PS-së kanë depozituar dhe që zgjidhin një sërë problematikash. Një rast i tillë ka të bëjë me aplikimin për të marrë shtetësinë shqiptare të djemve e vajzave shumë të talentuar që mund të japin kontribut për ekipet kombëtare në sport”, tha ai.

Po ashtu Balla e cilësoi këtë një vendimmarrje historike për të çuar para një qasje të rëndësishme që vendi amë ka përkundrejt të gjithë atyre që aplikojnë për të marrë pasaportat me natyralizim.

Ministri u bëri apel të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit që të deklarojnë adresën e tyre. ”Nëse në vitin 2025 mundësojmë votën e emigrantëve dhe ata të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë kjo kalon përmes kësaj. Në votim mund të marrin pjesë vetëm ata që kanë kaluar në një proces të tillë”,-tha Balla.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts