Zv/Ndihmëssekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, ka folur për protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 janar para selisë së PD.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë.
Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani”, shprehet Escobar