Friday, March 29, 2024
HomePolitikëTragjedia në Himarë, Berisha: Edi Rama meriton një revoltë të madhe popullore...

Tragjedia në Himarë, Berisha: Edi Rama meriton një revoltë të madhe popullore…

-

 

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat komentoi ngjarjen tragjike në Himarë, duke e cilësuar edhe njëherë si krim shtetëror.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, si dhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro.

Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit.
Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato.

Por këtu ka dëshmitarë të shumtë. Me këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës, të shkarkojë menjëherë të dy ministrat, përgjegjës absolutë për fatkeqësinë, dramën që ndodhi në Potam.

Ky është hapi më minimal.

Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, vampirë mediatikë dhe politikë. Rama me mbrojtjen që i bën krimit duke përdorur epitete halucinante, meriton një revoltë të madhe popullore. Edi Rama në vend të një ndjese qindra herë para shqiptarëve, u deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur turistik në Shqipëri.

Si mund të flitet për përsosmëri kund ndodhin krimet më makabre atë e di vetëm mendja e tij“, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts