Deputetja e PS,Spiropali sulmon Bashen: Respekto ligjin dhe kushtetuten

0
1013

Përmes një statusi në Facebook, deputetja e PS, Elisa Spiropali thotë se Basha ka marrë goditje nga Zv.Sekretari i Shtetit Amerikan dhe ambasadori Donald Lu në lidhje me çështjen ‘Tahiri’. Spiropali thotë se ambasadori mbështeti hetimet dhe u shpreh se nuk duhet të ketë shenjestrime politik. Ajo i bëri thirrje kryedemokratit të respektojë ligjin dhe Kushtetutën

 

Statusi i plotë: 
Lulzim Basha u përpoq shume por nuk e fshehu dot pengesën ne fyt, pas dy goditjeve te njëpasnjëshme qe mori maskarada politike me drejtësinë, nga asistent Zv.Sekretari i Shtetit dje dhe ambasadori i SHBA z.Donald Lu sot.
Mbeshtetje hetimit, deri ne fund, por jo shenjestrime politike (siç ben Fronti i Deshperimit). Zbulim i te vertetes per qytetaret, deri ne fund, por jo gjyqe si ne komunizem (sic bejne Karavidhet e Shportes Opozitare).
Pa faj apo me faj, nuk e thote dot askush perveç hetimit dhe gjykimit (keshtu qe ta ulin qepenin e gojes te gjithe dhe te respektojnë Kushtetutën e ligjin)!
Ja keto mori vesh Lulzimi dje dhe sot e doli me fytin shtrenguar, prej nga nxorri me syte pertoke vaktin e dites opozitare.
Krenare per Partine Socialiste dhe per kete shumice qeverisese qe drejtesine e ka fryme, jo logore si vulehumburit e opozites se derrmuar ne 25 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here