Pas deklarates se Luan Rames vjen reagimi i Olta Xhacka dhe replikat mes tyre

0
1163
RAMA PER AKUZAT E PD - Deputeti i LSI, Luan Rama, gjate nje konference shtypi, ku ka reaguar lidhur me akuzat e Partise Demokratike per blerje votash./r/n/r/nRAMA IN CONFERENCE - Lawmaker, Luan Rama, during a press conference, which has to react to the accusations of the Democratic Party for buying vote.

Pas deklaratës së zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama vjen edhe reagimi i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, sa i takon çështjes së radarëve. Ministrja thekson se pasi Rama sulmon në mënyrë të përsëritur, bën në distancë pyetje të kontaminuara nga politika e baltës.

 

Mes të tjerash ajo i sugjeron Luan Rama që të kërkojë interpelancë me të që ajo të japë të gjithë informacionin zyrtar që ai do.

REAGIMI I XHAÇKËS
I nderuari deputet Luan Rama, në mënyrë të përsëritur sulmon Ministrinë e Mbrojtjes me “të vërteta” të pavërteta. Dhe ka zgjedhur mediat e të gjitha llojeve për ta bërë këtë gjë, përfshirë edhe rrjetin social. Pasi ngre akuzat e radhës, bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dizinformimit mediatik, për të cilat kam vetëm një përgjigje për të nderuarin Luan. Të kërkojë një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale.

REAGIMI I LUAN RAMES
E nderuar zonja Ministre!
Në respekt të etikës së komunikimit edhe me ju personalisht e në koherencë me qëndrimet e mia institucionale, politike e publike, me lejoni t’jua bëj të qartë se e pranoj sfidën tuaj, jo si sfidë me ju dhe as me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, por me mosveprimin kriminal dhe korrupsionin që ka çuar në lënien jashtë funksioneve operacionale, të sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, që për fat të keq nuk është e vetmja shfaqje e shkeljes apo e moszbatimit të ligjit!
E sa për baltën dhe baltën e dezinformimit mediatik, me lejoni t’ju siguroj qe as kanë patur e as kanë për të patur ndonjëherë lidhje me mua dhe as qëndrimet e mia!
Ju, për shkak të detyrës që kryeni, mund ta verifikoni dhe konfirmoni këtë të vërtetë timen, që pa modesti më lejoni t’jua them se e gjeni edhe në Ministrinë e Mbrojtjes!
Për një gjë ju siguroj: zbardhjes së të vërtetës së mosfunksionimit të radarëve, (siç dëshmohet edhe nga përgjimet e antimafias italiane për veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale të trafikut të drogës, rezulton që ata kishin njerëzit e tyre dhe komtrollonin edhe sistemin e radarëve), do t’i shkoj deri në fund!
Edhe për të mirën tuaj natyrisht zonja ministre!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here