Ernest Gjoka duhet të presë të paktën edhe një javë për të marrë fitoren e parë me skuadrën e Vllaznisë. Klubi shkodran është ndalur sot në një barazim 2-2 me Kukësin në “Zeqir Ymeri”.
Miqtë surprizuan që në fillim të ndeshjes pasi në minutën e 6 kaluan në avantazh me anë të italianit Charles Atsina. 28-vjeçari vetëm pas 13 minutash do të dyfishonte shifrat duke krijuar iluzionin e një fitoreje për Vllazinë. Gjithsesi pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 pasi sulmuesi Elis Guri shkurtoi diferencat në minutën e 25-të.
Në pjesën e dytë braziliani Cale do të rikthente baraspeshën me një gol të bukur nga jashtë zone. Për rreth 30 minuta u prit kthesa e madhe nga vendasit ose reagimi i Vllaznisë, por në fund i gjithë takimi u mbyll me shifrat e barabarta 2-2.
Pas 8 ndeshjesh në Superligë Kukësi renditet në vendin e dytë me 17 pikë, 5 më pak se Skënderbeu kryesues, ndërsa Vllaznia mban vendin e 8 me 6 pikë, 1 më shumë se Luftëtari e Lushnja që për momentin janë një kategori më poshtë