ATENTAT NË EKUADOR PËR TRAFIK KOKAINE, IDENTIFIKOHET SHQIPTARI QË U QËLLUA ME TRE PLUMBA NË SY TË GRUAS E VAJZËS 3 VJEÇ

0
1010

 

Ditën e djeshme, një shqiptar është qëlluar në makinën e tij në sy të gruas dhe vajzës 3 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Ekuador, e denjë një skenar filmi.

Gruaja e shqiptarit të plagosur ka ulur xhamin e makinës për të pirë një cigare, por një motor që po ndiqte makinën e tyre të blinduar është afruar dhe ka qëlluar me armë nga hapësira e xhamit që ka lejuar plumbat të depërtojnë në trupin e shqiptarit, shkruan newsbomb.al. Menjëherë, i plagosuri është dërguar në spital ndërsa dyshimet e para të hetuesve flasin për “larje hesapesh”.

Mësohet se shqiptari u identifikua me emrin Remzi Azemi, nga Kosova dhe ka marrë tre plumba në trup.

I plagosuri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën ka qenë përfshirë në një histori droge të vitit 2014 kur është arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Ballkan”. Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, përfshirë shqiptarë, kosovarë dhe ekuadorianë, pjesëtarë të një organizate kriminale të drogës. Ata futën drogë nga Kolumbia në Peru, shkruan newsbomb.al.

LIDHJA E TË PLAGOSUR ME ILIR HIDRIN :

I plagosuri i atentatit kishte lidhje Ilir Hidrin, i vrarë më 30 maj në Ekuador.

Sipas të dhënave që u raportuan asokohe,  Ilir Hidri dyshohet se u vra pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri, shkruan newsbomb.al.

Rezultonte se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë.

Hidri ishte me rezidencë ne qytetin e Vorës ndërsa ka qenë i dënuar më parë për trafik droge nga Amerika Latine në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here