A e negocioi Visho Ajazi dorëheqjen nga kreu i SHISH? Rama: Erdhi në zyrë dhe më kërkoi…

0
776

Kryeministri Edi Rama ka shuar zërat mbi dorëheqjen e Visho Ajazit nga kreu i SHISH dhe emërimin e tij si ambasador i Shqipërisë në NATO.

I pyetur nëse ka patur një marrëveshje mes tij dhe Visho Ajazit për largimin e tij nga SHISH, kryeministri Rama thotë në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, se e vërteta është ndryshe.

Ai thotë se biseda për largimin e Visho Ajazit nga SHISH daton disa muaj para se ai të jepte dorëheqjen. Rama tregon se ka qenë vetë Visho Ajazi ai që i ka shkuar në zyrë disa muaj përpara, dhe i ka kërkuar referencë për një konkurs që do të zhvillohej për një vend pune në NATO.

“Mua nuk më pëlqen kur më duhet të flas disa gjëra copë, kur vjen fjala të puna e mediave. Këtë ide e krijoi opozita dhe kazani që zjeu përsëri duke thënë i bëri presion. Ja do të marrë gjithë pushtetet ky. Ja mori dhe një pushtet. Kjo iu tha publikut, nga ata që janë këtu për ta sqaruar këtë situatë dhe për të thënë fakte. Dhe pasi ai u bë ambasador në NATO doli tjetra, ja pazaret, e shiti, e bleu. Dhe kjo është ajo që unë them. Kazanët e marrin esencën nga PD që është kampionia e vjeshtës për këtë histori, pastaj e zien.

Ajazi ka ardhur tek unë para disa muajsh, dhe më ka kërkuar ta mbështes për një detyrë në NATO, pasi NATO kishte hapur një konkurs për Shef programesh për mbrojtjen Kibernetike, dhe ai ka kërkuar një referencë nga qeveria shqiptare. Ai synonte këtë pozicion duke u bazuar tek fakti se koha e tij në këtë detyrë ishte drejt përfundimit, dhe ne i dhamë gjithë mbështetjen. Do të ishte një krenari që një shqiptar, pavarësisht se ku ka punuar, do të merrte një pozicion të rëndësishëm në një institucion të NATO-s.

Pra historia e largimit të Visho Ajazit nga Shërbimi fillon më përpara, me vetë iniciativën e tij. Dhe krejt normalisht, unë nuk jam një kryeministër që do të ndjehesha mirë nëse Drejtuesi i Shërbimit Sekret të Shqipërisë, të dilte në rrugë i papunë. Kjo nuk është e denjë për shtetin. Kemi lënë rrugëve shumë figura.

Ajazi më ka dërguar një letër dorëheqje që unë nuk e kam bërë publike, se nuk jam këtu për të provuar sa banalitete prodhoni ju çdo ditë, apo si PD ata të tjerët, por më ka dhënë një dorëheqje të denjë. Dhe nuk ka qenë absolutisht një pazar apo detyrim i imi”, u shpreh kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here