Festa e 28 nëntorit, ja çfarë paralajmëron Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

0
1257

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka paralajmëruar tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Morinë më 28 nëntor. Në njoftimin e kësaj lëvizje kombëtare, thuhet se qëllimi i këtij tubim është shprehja e vullnetit të shqiptarëve për shuarjen e kufijve shqiptaro-shqiptar. Shqiptarë të Bashkuar, për Shqipëri pa kufij, të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç u shpall më 28 nëntor 1912.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është themeluar më 16 korrik të vitit 2016 dhe ka shtrirje në gjitha trojet shqiptare. LSHB angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.

DEKLARATA E PLOTË
Kanë kaluar 104 vite që kur Fuqitë e Mëdha vendosën copëtimin e Shqipërisë. Gjellë falas nuk ka! Gjermanët dolën me miliona në 1990-ën, për të rrëzuar Murin e Berlinit dhe për të bashkuar dy Gjermanitë.

Fuqitë e Mëdha ende thonë “Nuk kemi parë ndonjë kërkesë nga të dy anët e kufirit të shqiptarëve, që dy shtetet shqiptare, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës duan të bashkohen”, prandaj, ejani t’u tregojmë që “Shqiptarët duan të bashkohen dhe janë kundër kufijve të imponuar”

Në ditën e flamurit, në ditën e pavarësisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK-së, më 28 Nëntor ejani t’i tregojmë këtyre Fuqive se shqiptarët duan të bashkohen, dhe se do të rrëzojnë murin shqiptaro-shqiptar që i ndan!

Shqiptar mos rri, por duku shqiptar! Dil në kufi në Morinë për 28 Nëntor!
Më 28 Nëntor, në ora 10:00 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të mbaj tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë për të shprehur vullnetin e shqiptarëve për shuarjen e kufijve që ndajnë trojet shqiptare.

Në këtë tubim do të marrin pjesë aktivistë nga të gjitha qytetet shqiptare, të cilët me flamuj kombëtar dhe pankarta nga qyteti që përfaqësojnë do të bëjnë thirrje për shuarjen e kufijve të imponuar që ndajnë shqiptarët!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton gjithë shqiptarët, anëtarësinë dhe organizatat e tjera kombëtare t’i bashkohen këtij tubimi. Shqiptarë të Bashkuar, për Shqipëri pa kufij, të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç u shpall më 28 nëntor 1912.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here