Zaev: Unifikimi i gjuhës shqipe, pasuri kulturore e Maqedonisë

0
843

 

Në manifestimin qendror që u mbajt mbrëmjen e kaluar në Manastir të Maqedonisë për Ditën e Alfabetit Shqip, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev uroi festën e 22 nëntorit duke vlerësuar se me unifikimin e shkrimit shqip ai u bë pjesë e shumëllojshmërisë së trashëgimisë kulturore botërore dhe se paraqet pasuri kulturore dhe gjuhësore e Maqedonisë.

“Dita e formimit të alfabetit shqip ka një rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët dhe kjo datë konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së tyre. Me unifikimin dhe standardizimin e gjuhës, shkrimi shqip bëhet pjesë e shkrimeve të barabarta, shkrimit të formuar modern dhe pjesë e trashëgimisë së shumëllojshme kulturore të botës”, tha Zaev gjatë fjalimit të tij në manifestimin qendror të Ditës së Alfabetit që u shënua sot në Manastir të Maqedonisë.

Në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, mes tjerash thuhet se Zaev vlerësoi se cilësimi i festës së 22 nëntorit si festë zyrtare është bazë e pasurisë kulturore dhe gjuhësore e gjithë Maqedonisë.

“Vendosja e ditës së sotme si një festë zyrtare e shkrimit shqip është bazë e pasurisë kulturore dhe gjuhësore të Republikës së Maqedonisë. Shënimi i vlerave kulturore, datave dhe traditave të të gjitha etniteve, përfshirë këtu edhe atë shqiptar, sjellë në të ardhme me perspektivë dhe të mirëqenë për të gjithë”, tha mes tjerash Zaev.

Ai dëgoi porosi te të gjithë qytetarët e Maqedonisë, se modeli i ardhmërisë fillon me respektimin e të gjithë etniteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here