Disa ditë më parë në burgun e Shënkollit, një i ri i burgosur i dha fund jetës me çarçaf duke u varur në dushe. Po ashtu ditën e djeshme një tjetër i burgosur ka tentuar t’i japë fund jetës.
Mesnatën e djeshme në dhomën e paraburgimit shtetasi me inicialet A.N ka tentuar ti japë fund jetës duke u varur me çarçaf, por që menjëherë është bërë ndërhyrja dhe ka shpëtuar mrekullisht.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.11.2017, ora 00:25, në IEVP Shënkoll, në dhomën e paraburgimit, shtetasi me iniciale A. N, banues në fshatin Karmë, Shkodër, ka tentuar të vetëvaret me çarçaf, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, ndodhet në IEVP Shënkoll, pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.