Kryeministri Edi Rama në këto ditë festash në zyrën e tij ka pritur një grup artistësh nga Itali, mes të cilëve edhe Vittorio Sgarbi, i cili njihet edhe si kritik arti në Itali.
Vittorio Sgarbi ka qenë edhe kryetar i bashkisë së qytetit sicilian të Salemit nga 2008 në 2012.
Siç shihet edhe nga këto pamje të publikuara nga Vittorio Sgarbi kryeministri Rama i shpjegon pikturat, por edhe stemën e shqiponjës në tavolinën e punës të tij.