Një shqiptar është në kërkim nga policia greke, pasi ka dhunuar një mjek në një spital në Naousa.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka shkuar me gruan dhe 2 fëmijët për të vizituar këta të fundit, por pasi kanë mbaruar punë është rikthyer së rish dhe ka dhunuar mjekun e pediatrisë me grushte e shkelma duke i thyer edhe njërën këmbë , raporton media greke ‘protothema’.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes që e kanë shtyrë shqiptarin të ndërmarrë kë të veprim.
Vetë mjeku nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, por është befasuar me atë që i ka ndodhur. Ndërkohë spitali ka bërë thirrje që të rriten parametrat e sigurisë.