Greqi, arrestohet një shtetas shqiptar si pjese e grupit që trafikoi 1,6 ton kanabis. 29 vjecari u arrestua ne lagjen “Dafni” të Athinës. Policia sekuestroi dy celularë dhe një tablet si mjete komunikimi me grupin e trafikanteve.
Nga hetimet rezulton se grupi mafioz e kishte qendrën në Athinë. Bosi i grupit është një shqiptar, por në të rol të rëndësishëm kanë edhe disa biznesmenë të njohur grekë. Grupi trafikonte tonelata me kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, Greqisë deri edhe Turqisë.
1.6 ton drogë që u kapën në mes të muajit nëntor, kishin destinacion Stambollin.