2017 iku, por si do të jetë dita e parë e vitit të ri sipas metereologët

0
1433

Metereologët thonë se temperaturat do të jenë të favorshme për të festuar në shesh.

Kurse ata që duan dëborë, mund ta gjejnë në zonat malore. Lajm jo i mirë, 1 janari do të nisë me reshje shiu.

“Edhe e hëna dhe e marta që sjellin një rritje të temperaturave nuk do të mund ta shkrijnë dëborën që ka rënë.

Besoj që në 70% të zonës malore ka dëborë të dukshme dhe në natën e ndërrimit të viteve.

Reshje shiu në zonat e ulëta e bregdetare dhe reshje të pakta dëbore në pjesën e zonave malore.

Të mërkurë dhe të enjte pritet një shkëputje e vranësirave, dhe me tendencë që reshjet rikthehen në fundjavë”, thotë meteorologia Tanja Porja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here