Eksperti për çështjet fiskale Panajot Soko, i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, e konsideroi absurde rritjen e taksës për pronën.
Pjesë nga deklarata:
Soko: Këtu absurdi ka arritur majat sepse po mblidhet një taksë për të krijuar një institucion për të mbledhur këtë taksë. Do të ngrihet Drejtoria e Vlerës.
Lera: 10 punonjës do të ketë.
Soko: Një qytetar paguan një taksë për të marrë një shërbim. Në momentin që më jep një taksë shtesë duhet të ketë një shërbim shtesë. Nuk e kuptoj pse u rrit taksa dhe pse qytetarit do t’i merren këto lekë. Më thoni kush është destinacioni ku do të shkojë kjo taksë.