Kryeministri Edi Rama do të vijojë me praktikën e tij që mbledhjet e qeverisë të zhvillohen edhe jashtë Tiranës.
Kështu, destinacioni i ri për këtë mbledhje të parë për këtë vit, do të jetë Lezha. Mbledhja e qeverisë do të mbahet ditën e premte dhe të shtunë në këtë qytet. Ndërkohë, pritet që të ketë takime edhe me banorët e Lezhës.