Deputeti i LSI, Luan Rama thotë se në raportin e CIAS-s për Shqipërinë renditen një sërë problemesh, siç janë korrupsioni, kanabisi, pastrimi i parave dhe organizatat e narko-trafikut. Përmes një statusi në Facebook, Luan Rama shprehet se të vërtetat e saj të dhimbshme nuk mund t’i mbulojnë disa burokratë evropianë që punojnë në Tiranë dhe nuk i shohin.
Statusi i plotë:
RAPORTI I CIA-s PER SHQIPERINE – 2018.
= Korrupsioni problem kryesor për Shqipërinë.
= Shqipëria rrugë kalimi për për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë!
=Eshtë zgjeruar prodhimi i kanabisit.
Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës.
= Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët.
Kjo është Shqipëria e rilindjes së Edi Ramës sipas CIA-s, të cilën edhe pse disa burokratë europianë që punojnë në Tiranë nuk e shohin, të vërtetat e saj të dhimbshme nuk mund t’i mbulojnë me heshtjen e tyre të blerë!