Detaje të reja nga vrasja e motrave shqiptare në Zvicër, si i vrau burri kosovar

0
1164

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë e dy femrave shqiptare në Zvicër.

Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes në kantonin Hausen AG, ku dy gratë u gjetën të vdekura në një apartament.

Viktimat janë Alba B, 38 vjeçe dhe Ilda F., 31 vjeçe.

Ka qenë burri i Almës, një kosovar me iniciale R.B, 54 vjeç, ai që është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së tyre.

Ai dyshohet të ketë goditur për vdekje gruan e tij Alma dhe motrën e saj.

Autopsia ka zbuluar se Alma ka ndërruar jetë nga një goditje e vetme, ndërsa motra e saj nga tre plagë të marra në pjesën e gjoksit.

Policia ka siguruar edhe thikën e krimit në vendin e ngjarjes.

54 vjeçari është i njohur edhe më parë për dhunë në familje, pasi në janar të vitit të shkuar, gruaja e tij ka bërë një denoncim.

Pas dy ditësh në paraburgim në atë kohë, burrit iu ndalua dy javë që t’i afrohej apartamentit, ndërsa mbylli rastin në shtator 2017.

Gazeta zvicerane “Blic” shkruan se Alma ka bashkëjetuar për 18 vite me burrin që i mori jetën, ka thënë Kreshnik G., kunati i saj, 37 vjeçar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here