Sociologu Ergys Mërtiti, tha se kryeministri Edi Rama i paraqet dështimet si sukses. Zakon ky, si ai i diktatorëve, Hitleri apo Enver Hoxha, shtoi ai.
I pyetur lidhur me premtimet që ka bërë kryeministri Rama, Mërtiti u shpreh:
“Premtimet i bën pa u menduar nëse i realizon dot dhe i shet sikur i ka realizuar. Qeveria ka ndërmarrë një sërë nismash të dështuara, lojërat e fatit, lirimi i hapësirave publike. Të gjitha janë lënë në mes. Ky nuk ka çuar asnjë punë deri në fund”.
“Rama ka aftësinë, duke pasur instrumentet mediatike në dorë, i paraqet dështimet si sukses”, tha sociologu, duke shtuar se kështu vepronin diktatorët si Hitleri apo Enver Hoxha.
Buria është instrumenti më i suksesshëm, vijoi ai.
Sociologu Mërtiti tha gjithashtu se Rama ka kapur të gjitha pushtet dhe nëse kjo situatë zgjat, rrezikojmë të kthehemi në diktaturë.