Opozita në protestë me flamuj të BE e SHBA, një socialist i bashkohet Bashës e Kryemadhit

0
836

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndodhen aktualisht në selitë e partive respektive, për të dhënë porositë e fundit për protestën që pritet të kulmojë sot rreth orës 12:00 përpara kryeministrisë.

Teksa na ndan vetëm një orë nga nisja e protestës së parapajmëruar mësohet se në shesh kanë mbërritur edhe protestuesit e parë.

Kryedemokrati Basha do të niset nga selia e PD-së e do të bashkohet me kryetaren e LSI-së e protestues të tjerë përballë Hotel “Dajtit” për tu staciouar të gjithë në sheshin para kryeministrisë.

Pritet që në podium të kenë fjalime aleatët e PD-së, Basha e Kryemadhi dhe një socialist. Një aktivist socialist do t’i bashkohet protestës, e do mbajë fjalën në podiumin e ngritur enkas.

Po ashtu protestuesit e PD-së, pritetet të mbajnë flamuj të BE dhe SHBA-së në protestë

ORA: 10:30- MBERRIJNE PROTESTUESIT E PARE PARA KRYEMINISTRISE
Ne bulevardin Dëshmorët e Kombit mbërrijnë grupet e para të protestuesve me pankarta në duar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here